HISTORIA JONË

Kompania e Ndërtimit Albavia
Themeluar në vitin 1998

Image
Image

Albavia një kompani ndërtimi e themeluar në Shqipëri në 19 Mars 1998. Në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Local Partners dhe Kompanisë Franceze “EUROVIA” SHA, një nga kompanitë lider evropiane, pjesë e Grupit VINCI – FRANCE. Që nga viti 2007 Shoqëria është tërësisht kapital shqiptar me një vlerë origjinale prej 135,300,000 lekë.

Albavia operon në sektorin e ndërtimit, falë eksperiencës dhe një stafi profesional ka bërë të mundur që të dallohet në treg dhe të jetë një nga kompanitë më të rëndësishme në tregun vendas. Kjo ka bërë të mundur që të na besohen projekte të një rëndësie të veçantë.

Aktiviteti është i shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, dhe që nga viti 2010 e kemi shtrirë aktivitetin tonë edhe në Republikën e Kosovës. Duke zbatuar me rigorozitet politikat e brendshme të kompanisë, kërkesat teknike profesionale, Albavia ka zgjeruar gamën e aktiviteteve të saj duke paraqitur një sërë punimesh cilësore dhe në kohë, duke krijuar në të njëjtën kohë një atmosferë respekti reciprok dhe partneriteti me kompani të tjera.

Albavia synon zhvillimin dhe ruajtjen e standardeve në fushën e ndërtimit. Anëtar i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë që nga krijimi i saj. Kompania është e licencuar dhe certifikuar sipas standardeve ISO 9001: 2008, ISO 18001: 2007, ISO 14001: 2004, ISO 39001: 2012, PAS 99: 2012.

0 +
Punonjës

Ekipi ynë është themeli i suksesit tonë.

0 +
Projektet të Përfunduara

Ne kemi përfunduar çdo projekt me cilësi dhe në kohë

0
Vite Eksperiencë

Përvoja jonë në fushën e ndërtimit na ka dalluar nga konkurrentët e tjerë

0 +
Makineri Ndërtimi

Një gamë e gjerë makinerish që mbulojnë çdo proces në fushën e ndërtimit

Gjëja e parë që ndërtojmë janë marrëdhëniet

Keni një projekt për të zhvilluar dhe keni nevojë për këshillat e ekspertëve të fushës? Në Albavia kemi ekspertët më të mirë me përvojë të gjerë në fushën e ndërtimit të cilët do t'ju asistojnë me kërkesën tuaj.

KONTAKTONI